Barsacq për ‘Ballkanin e Hapur’: Çështja e vërtetë mbetet njohja e Kosovës nga Serbia
Pozicioni i BE dhe i Francës është të inistojë në rëndësinë e punës së përbashkët mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha ambasadorja franceze në Shqipëri Elisabeth Barsacq duke adresuar iniciativën për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”.
Ajo tha se e sheh me skepticizëm këtë inicativë pa Kosovën, dhe mendon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet për Evropën.
“Besoj se çdo gjë që është bërë në nënshkrimin e marrëveshjeve për të ecur përpara dhe për të rritur shkëmbimet dypalëshe është shumë mirë, por nëse e shikoni nga pikëpamja globale e të gjithë rajonit, çështja e vërtetë mbetet njohja e Kosovës nga Serbia dhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të mund të ndërtojmë në mënyrë të qëndrueshme një Evropë vërtet sovrane nëse nuk e kemi këtë dialog dhe nuk ecim përpara në këtë fushë”, tha ajo.
Ajo shtoi se progreset dhe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve fillon me “gjëra të vogla”.
“Për t’u rikthyer në gjëra shumë konkrete, siç e dini që prej 1 korrikut 2021 është vendosur free roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kur kjo gjë u bë e mundur, menjëherë më shkoi mendja tek momenti kur Franca dhe Gjermania vendosën të bashkojnë qymyrin dhe çelikun. Fillohet me gjëra të tilla, ndoshta jo shumë spektakolare, për të shkuar drejt gjërave vërtet thelbësore. Sot, të komunikosh lirshëm, të përdorësh telefonin kudo ku je në rajon, është pak a shumë sikur të jetë qymyri i komunikimit tonë. Në një rajon ku mund të qarkullohet shpejt sepse distancat nuk janë shumë të mëdha, nga Shkodra mund të shkosh të drekosh në Podgoricë dhe të mos kesh problem me telefonin”, u shpreh ambasadorja.
Në intervistën në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, ambasadorja Elisabeth Barsacq tha se marrëdhëniet e mira me vendet fqinje janë të rëndëësishme në perspektivën evropiane.
“Kjo është shumë e rëndësishme edhe për sa i përket perspektivës evropiane, dmth që kufijtë të jenë diçka shpirtërore. Kjo nuk do të thotë se nuk je më në vendin tënd, por fakti që nuk ka kufj do të thotë se ke marrëdhënie të mira me vendin fqinj. Në këtë kuadër ka disa projekte të financuara nga BE-ja, si INTEREG, shumë interesantë. Vende të ndryshme të një rajoni punojnë së bashku për të zbatuar, për shembull, një program për mbrojtjen e një specieje në rrezik në një zonë malore kufitare mes dy a më shumë vendesh”, u shpreh ambasadorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadorja franceze: Shqipëria dhe RMV nuk mund të ndahen në procesin integrues
Barsacq: Ambasadorët nuk kanë pse të vendosin për shqiptarët
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:38 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit