Besnik Aliaj: Ka një grup të tretë brenda PD që s’janë as me Berishën, as me Bashën
Ekziston një grupim i tretë brenda Partisë Demokratike që nuk është as me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bashën. Kështu u shpreh në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besnik Aliaj.
Aliaj tha se brenda PD-ës ka nevojë për komunikim, e jo përplasje me gjuhë të ashpër.
“Më shumë se për debat, ka nevojë për komunikim, përplasja duhet të jetë përplasje idesh jo përplasje fizike. Unë e shoh me skepticizëm gjuhën e ashpër nga të dyja palët”, tha ai.
Besnik Aliaj tha se nga mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet, brenda PD-së do të ketë zgjedhje.
Përplasja midis Bashës dhe Berishës kanë nisur që në vitin 2017, pasi nuk ka pasur transparencë nga lidershipi i PD-së.
“Vendimet janë marrë në momentin e fundit, në mënyrë të heshtur, me takime të mbyllura me përfaqësuesit e maxhorancës”, tha ai, duke shtuar se Partia Demokratike “duhet të hapet, për të pritur figura të reja”.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme