Si do ta frenojë krijimin e qeverisë së re? Albin Kurti tregon planin e kryesor të Vetëvendosjes

29 Prill 2020 | 14:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania ka treguar lëvizjen e radhës të Vetëvendosjes, si një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të presidentit dhe kundërshtarëve të tij politikë, të cilët pas mocionit të mosbesimit në Kuvend, kanë vendosur të formojnë një qeveri të re duke anashkaluar partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti kryeministrin Kurti se si do të rezistojë për të penguar formimin e një qeverie te re, ai tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, shkeljet e presidentit dhe të partive të tjera janë shumë të rënda, ku tha se as Gjykata Kushtetuese nuk mundet t’i legjitimojë ato.

Lideri i Vetëvendosjes u shpreh se roli i qeverisë së re është që të shtyjë sa më tej mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Teksa komentoi rezultatin e sondazheve, Albin Kurti tha se VV-ja ka një rritje të madhe, ndërsa shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij mund të mbahen në qershor ose korrik, partia e tij do të triumfojë e vetme përballë të gjithave.

Pjesa nga intervista me Kryeministrin në detyrë të Kosovës,  Albin Kurtin, në “Ilva Now”

Ilva Tare: Dua të ndalem pak tek kërkesa juaj për zgjedhje të parakohshme në momentin ku ndodhet Kosova, kriza me coronavirusin, ju jeni në detyrë, presidenti Thaçi dhe partitë e tjera po bëjnë përpjekje për formimin e një qeverie të re. Pse kërkoni me ngulm zgjedhje të parakohshme në këtë skenar?

Kryeministri Albin Kurti: Çështja është si mund të mos kërkojnë zgjedhje ata që deshën të rrëzojnë qeverinë. Pra, ata të cilët e kanë iniciuar mocionin e mosbesimit, janë atë që duhet të përgjigjen se si nuk duan zgjedhje të parakohshme. Në Kosovë është ndërprerë zinxhiri i legjitimitetit dhe duhet të kthehemi tek burimi i sovraniteti, që është populli i Kosovës. Sepse është ndërprerë kontrata. Qeveria ka rënë në Kuvend. Qeveria është në detyrë sot në shtet, por ajo ka rënë në Kuvend dhe forcat e Kuvendit duhet të përgatiten për zgjedhje të reja, që një kuvend i ri të këtë një qeveri  të re.  Dhe, unë nuk shoh zgjidhje të tjera të qëndrueshme, varësisht se si mund të dalim nga kjo kriza e pandemisë së coronavirusit. Mund të mbahen zgjedhjet edhe në qershor ose në korrik, por  sërish po them ne nuk insistojmë që zgjedhjet të mbahen në kohën e pandemisë, duhet ta kalojmë këtë fazë dhe pastaj të përgatitemi për zgjedhje të reja, por jo tek iluzionet për qeveri  të re me Kuvend të vjetër, sepse duhet të kthehemi tek qytetarët dhe të shohim se çfarë mendojnë ata. Nëse dikush provon të shkojë kundër demokracisë, atëherë do ia bëjë vetes. Nuk do mund t’i bëjë dëm as Kosovës dhe as neve si subjekt politik.

Ilva Tare: Çfarë do të thotë do ia bëjë vetes, po paralajmëroni protesta, do të bëni rezistencë edhe në godinat, rezistencë fizike për të mos lejuar një qeveri të re të marrë detyrën?

Kryeministri Albin Kurti: Nuk do mund të qeveris një qeveri e vjetër pa zgjedhje të reja. Nuk është e mundur.

Ilva Tare: Sa kushtetuese është kjo?

Kryeministri Albin Kurti: Zogu ka dalë nga lëvozhga me 6 tetor, nuk kthehet më aty. Ka ndodhur diçka e madhe në Kosovë. Partia që ka qenë, PDK-ja, që e ka kapur shtetin ka dalë në vendin e tretë, kanë fituar dy partitë opozitare me përparësi për VV. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në Kosovën e pavarur me ndryshimin më të madh në Kosovën e pasluftës. Në këtë kuptim nuk është e mundur të qeverisësh kundër vullnetit  të popullit. Ka ndryshuar diçka e madhe në Kosovë.  Politika nuk është konjukturë, nuk është aritmetikë, ku amalgamon gjëra të cilat janë copëza të vjetruara. Kemi një klub të stër-vjetruar, që dëshiron t’i ruajë privilegjet, por neve na mëson historia se çfarë iu bën vaki këtyre klubeve.

Ilva Tare: Zoti Kurti, në zgjedhjet 6 tetorit, partia juaj ka 26.2% të popullit të Kosovës që ka votuar për ju, ju nuk mund të flisni në emër të popullit të Kosovës?

Kryeministri Albin Kurti: Ashtu është, tani në sondazhe jemi 52.8%. Nuk preferoj të flas në emër të gjithë popullsisë së Kosovës. Unë sot janë kryeministër në detyrë, gjithashtu jam kryetari i VV-së, dhe këta e dinë shumë mirë se çfarë i gjen në zgjedhjet e ardhshme, prandaj përpiqen t’i shtyjnë ato. Kjo qeveri, nuk është qeveri për të qeverisur siç synohet nga presidenti dhe të gjithë njerëzit e presidenti. Kjo qeveri  është për t’i vonuar ca zgjedhjet. Ky është funksioni i saj.

Ilva Tare: Sondazhet nuk janë kategori kushtetuese, janë pritshmëri dhe tregojnë trendet, por ajo çfarë dua të theksoj dhe njëherë, dhe do doja përgjigjen tuaj, si do t’i rezistoni krijimit të një qeveria të re të mundshme siç duket që është vullneti i partive të tjera atje, nuk do largoheni nga godinat e qeverisë?

Kryeministri Albin Kurti: Nuk është ashtu. Ju a e kuptoni se ata nuk deshën që unë të vija në zyrë fare. Nuk jam unë ai që nuk po e liroj zyrën. Nuk është puna se unë nuk po e liroj pushtetin, çështja është se praktikisht nuk më lanë të vij në pushtet se isha vetëm 51 ditë. Por, meqenëse nuk u mjaftoi kur i mundën një nga një, tani do t’i mundim të gjithë bashkë. Atëherë do të bëjmë referoma e thella, transformimi shoqëror, politik dhe ekonomik të Kosovës. Në këtë mënyrë, Kosova do të fillojë një dekadë të re që nga çlirimi, e treta e vërteta. Nuk bëhet fjalë për skenare të tilla. Ne do t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese, dhe aq flagrante janë shkeljet e tyre dhe nuk ka kuptim që Gjykata Kushtetuese t’iu japë të drejtë atyre pa e zhvlerësuar edhe veten edhe republikën. Prandaj, këto janë në një hall të madh dhe nuk po bëjnë as numrat tani për tani. Deputetit nga grupi ynë parlamentar i kanë ofruar për një votë një ministri. Kjo është më shumë shprehje e një lloj pafuqie dhe një lloj pamundësie. Ne nuk jemi të magjepsur me sondazhet, por përkundrazi. Unë po i përmendi më shumë se kanë më shumë rëndësi  për kundërshtarët tanë dhe po dua t’u shpjegoj atyre. Lëvizja Vetëvendosje bazohet në organizatë, në komunikim me qytetarë e republikës, mirëpo sondazhet ato i konsiderojnë shumë pozitive dhe ato po dalin mirë për ne.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021