Kulluri: Basha në vitet ’90 do të zëvendësonte Hekuran Isain në mënyrë perfekte

11 Janar 2022 | 21:33

Edvin Kulluri, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike tha se partia ka hyrë në një fazë të fundit, duke e quajtur “parapolitikë e jo politikë” dhe gjendje “para-demokratike”.

“Ngjarjet e ditës së shtunë nuk kanë të bëjnë me komunikimin politik në demokraci, që është fjala, debati, aryetimi, komunikimi, vota, vendimet – mjetet politke këto janë, të paktën në demokraci”, tha Kulluri në emisionin “NOW” me Erla Mëhillin.

Ai kritikoi Lulzim Bashën duke thënsë se “nuk mund të mos kuptosh faktin se ke humbur 4 palë zgjedhje”.

“Fatkeqësisht pas 30 vitesh që rrëzuam komunizmin, tani kemi një komunist të ri. Ky njeri do të ishte anëtar i byrosë politike i jashtëzakonshëm. Po të ishte Lulzim Basha në këtë moshë në vitin 1990 do të zëvendësonte Hekuran Isain në mënyrë perfekte”, tha Kulluri.

Ai tha se e ka përkrahur ideologjikisht referendumin e Berishës si mjet demokratik, porse sheh problem te të dyja fraksionet e PD-së.

“Të dy palët kanë një problem. Kemi një palë që nuk e shikonte realitetin deri më datë 8 shtator, që është po i njëjti realitet i sotshëm vetëm është agravuar, dhe një palë tjetër që jeton komplet jashtë realitetit – që është zoti Basha me mbështetësit e tij”, u shpreh Kulluri duke shtuar se “nuk mund të kuptoj se si bashkëjetojnë në një projekt politik dy palë, ku njërës palë i janë vjedhur votat, e pala tjetër është komisioni që ua ka vjedhur votat”.

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga kjo parti dhe disa anëtarëve tjerë. Partia po ashtu pezulloi edhe emra tjerë.

PD nënvizon se këto vendime erdhën pasi në protestën e së shtunës u vu në rrezik jeta e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë.

Edvin Kulluri foli edhe për Lulzim Bashën si ministër, ku tha se ishte ministri “i përkëdhelur i Sali Berishës” dhe se ky i fundit e ka mbrojtur nga akuza e rëndë për vjedhje në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, kur Basha ishte ministër Transporti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kryesia e PD-së përjashton përgjithmonë Sali Berishën nga partia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026