Thaçi i jep “ok” Avdullah Hotit për kryeministër, Vetëvendosje çon dekretin në Gjykatën Kushtetuese
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili dekretoi Avdullah Hotin për kryeministër të qeverisë së re. Partia e kryeministrit në detyrë të Albin Kurtit ka depozituar pak çaste më parë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Thaçit, të cilin e quajtën antikushtetues.
Shefi i Grupit Parlamentar nga kjo parti, Rexhep Selimi, ka thënë se Thaçi u përpoq që t’i shfrytëzojë tri ditët e pushimit për të penguar Lëvizjen Vetëvendosje, që të dërgojë dekretin në Gjykatën Kushtetuese
“Me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar të shkelë Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo. Ata po mundohen t’i shfrytëzojnë këto tri ditë pushimi. Unë sot me nënkryetaren e Kuvendit jemi për të dëshmuar edhe njëherë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën.Ky veprim, që tashmë që në fillim dihet së është veprim antikushtetues i Presidentit të Republikës. Ne presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe nga ky pozicion, ne nuk jemi këtu thjesht ta paragjykojmë se do ta marrë vendim të padrejtë, por ne do të veprojmë sipas rrjedhave”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij para mediave, z. Thaçi përcolli një mesazh të qartë për Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa i kujtoi kësaj të fundit se askush nuk mund të uzurpojë pushtetin në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Duhet të pajtohemi me faktin se pushteti fitohet dhe humbet në respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe rendit demokartik. Askush nuk mund të pretendojë, që me metoda të tjera, krejtësisht jodemokratike, mund ta marrë ose ta mbajë, apo ta uzurpojë pushtetin, apo ta të uzurpojë pushtetin. Jam i bindur që Kosova do ta kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga kjo pandemi e coronavirusit”, theksoi Thaçi.
Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit theksoi me bindje se në politikën kosovare do të mbizotërojë pjekuria, maturia dhe përgjegjësia shtetërore dhe ajo institucionale.
“Jam i sigurt, që edhe me politikën kosovare do të mbizotërojë maturia dhe pjekuria politike, përgjegjësia institucionale, përgjegjësia shtetërore dhe rendi demokratik”, përfundoi Thaçi.
Lexoni gjithashtu:
Drejt hapit final, Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar