197 viktima nga aksidentet rrugore në 2021, 21 vetëm në dhjetor

20 Janar 2022 | 09:22

Më shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vitin 2021 në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.

Ky vit shënoi rritje të aksidenteve fatale krahasuar me 2020 ku 181 persona humbën jetën në rrugë, por rënie në krahasim me vitin 2019, ku humbën jetën 227 persona.

Në tërësi numri i aksidenteve të ndodhura në 2021 është i lartë se numri i aksidentet e ndodhura në vitin 2020 por më i ulët se numri i aksidenteve të shënuara në vitin 2019 dhe vitet paraardhëse.

Sipas INSTAT, në muajin dhjetor 2021 u shënuan 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në muajin dhjetor 2020, duke u rritur me 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vitin 2021 numërohen 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %. Por krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur 8,1 %.

Në shumicën e rasteve, shkak i aksidenteve në muajin dhjetor 2021 janë bërë drejtuesit e mjeteve me 85,7 % të rasteve.

Në 15,3 % të rasteve aksidentet rrugore në 2021 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 3,7%.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vëren INSTAT.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026