Trafiku në Tiranë është reduktuar me 40%, thotë specialisti i Policisë Rrugore
Trafiku në Tiranë është reduktuar me 40%, pas ndalimit të betonierëve dhe kamionëve gjatë orëve të ditës. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania specialisti i menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore, Gerhard Baka.
Ai nënvizoi se nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit janë ndaluar edhe automjetet për transport të mallrave, për të shmangur trafikun në kryeqytet.
“Ka një përmirësim edhe në ndotjen e mjedisit, pasi mjetet e tonazhit të rëndë çlirojnë më shumë dioksid karboni sesa veturat”, tha z. Baka.
Ndërsa Shef i Sektorit të Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj deklaroi se situata e trafikut në Tiranë tani është më e lehtësuar në krahasim me muajin dhjetor apo nëntor.
“Këto autorizime janë dhënë për firmat e ndërtimit, të cilat kanë leje për të ndërtuar në qytetin e Tiranës dhe për të gjithë betonierët apo kamioni që operojnë në këto ndërtime”, u shpreh ai, teksa sqaroi vendimin e fundit të Bashkisë Tiranë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta