Celibashi: Zgjedhjet e pjesshme do të kushtojnë 180 milionë lekë

21 Janar 2022 | 11:53

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Kështu deklaroi gjatë një konference për mediat në lidhje me zgjedhjet në 6 bashki Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Celibashi tha se  në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi në të 6 bashkitë.

Ai njoftoi se në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik.

“E kemi një eksperiencë në Tiranë. Qëllimi është ta aplikojmë votimin elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë, por do ta diskutojmë me partitë politike” u shpreh ai.

Celibashi foli dhe për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje, ku tha se partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata.

“Dokumenti nga gjykata e Tiranës përfshin të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët”, tha ai.

Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 6 bashki që janë pa kryetar formal: Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore, të enjten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026