Të gjitha akset rrugore të kalueshme, pavarësisht motit të keq
Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, pavarësisht ngricave dhe motit të keq.
Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bën me dije se në akset problematike është hedhur kripë për të shmangur ngricat. Ndërkohë është zgjeruar kalimi në akset ku ka pasur prezencë dëbore.
ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të pajisen me goma dimërore.
Qarku Korçë:
Në qarkun e Korçës janë të hapura të gjitha akset rrugore, por duhet të përdoren zinxhirë nga automjetet. Në rrugët rurale në të gjitha njësitë administrative malore kalimi bëhet vetëm me zinxhirë, nuk raportohet për momentin mungesë energjie apo fshatra të bllokuar. Trashësia e dëborës në fshatin Dardhë ka shkuar deri në 40 cm.
Akset rrugore:
- Qafë Thanë-Pogradec-Korçë e kalueshme pa zinxhirë, por goma dimërore.
- Korçë-Dardhë pjesërisht me zinxhirë, i hapur
- Korçë-Voskopojë pjesërisht me zinxhirë, i hapur.
- Korçë-Ersekë pjesërisht me zinxhirë në Qafë Qarri, i hapur.
- Korçë-Kapshticë i hapur.
Moti pritet të përkeqësohet nga e hëna, ku temperatura do të shkojnë deri në -18°. Dibra dhe Korça, pritet të jenë dy nga qarqet më të ftohta, ku do ketë prezencë dëbore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje