Kosova ashpërson masat kundër COVID-19
Kosova ka vendosur masa të reja kundër COVID të premten, për shkak të shtimit të rasteve të reja.
Masat do të jenë në fuqi nga sot, 22 janar deri më 4 shkurt.
Qytetarëve në Kosovë u ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.
Gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 20:30.
Ndalohet hyrja pa maskë në mjetet e transportit publik, i cili do të funksionojë me vetëm 50% të kapacitetit të ulëseve.
Taksitë lejohet të udhëtojnë vetëm me 2 udhëtarë.
Masat janë shtrënguar edhe për personat që udhëtojnë në Kosovë.
Personat që duan të hynë në Kosovë nga data 22 janar duhet të kenë certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të Johnson&Johnson dhe dozë përforcuese).
Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të Johnson&Johnson), bashkë me testin RT-PCR negativ, të kryer në 48 orët e fundit.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura