Berlusconi tërhiqet nga gara presidenciale pas polemikave në Itali

23 Janar 2022 | 11:14

Silvio Berlusconi nuk do të jetë një kandidatët për postin e presidentit të Italisë.

Në një deklaratë për mediat ish-kryeministri tha se kishte kërkuar tërheqjen nga gara.

“Kam vendosur të ndërmarr një tjetër hap në rrugën drejt përgjegjësisë kombëtare, duke i kërkuar atyre që më propozuan, ta heqin emrin tim nga gara për Presidencën e Republikës”, u shpreh Berlusconi në një deklaratë.

Berlusconi është një figurë e shoqëruar nga polemikat në Itali. Atij iu ndaluan përkohësisht postet publike pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2013 dhe ish-kryeministri është ende nën gjykim për skandalin famëkeq “Bunga Bunga”.

Tërheqja e tij nga gara e afron kryeministrin Mario Draghi me këtë post, por është ende e paqartë nëse partitë që mbështesin koalicionin e tij, do të jenë dakord që ai të bëhet president. Largimi i tij mund ta çojë Italinë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti ka kryesisht rol ceremonial, por është përgjegjës për zgjidhjen e krizave politike, që e bën kyç rolin e tij në një vend ku qeveritë mbijetojnë vetëm 1 vit mesatarisht.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026