Rama: Nuk dimë me cilën PD të flasim për presidentin

24 Janar 2022 | 12:11

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se në zgjedhjet e 6 marsit qeveria do të ketë përballë një opozitë që garon me veten.

“Nga njëra anë ne, 6 kandidatë të cilët do të ofrojnë një mundësi zgjedhjeje bazuar te puna konkrete. Nga ana tjetër ata me 12, 18 ose më shumë kandidatë. Nga njëra anë ne, nga ana tjetër ata për të provuar forcat mes tyre në kurriz të atyre bashkive dhe hipur mbi shpinën e anëtarësive të këtyre partive”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se në zgjedhjet lokale do të përballen me “dy Parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti më e madhe se dyja bashkë, ngjitur me më të madhen e treve. Tre liderë, njëri grata, tjetri non-grata, i treti dyja bashkë. Edhe grata edhe non grata”.

Rama foli dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai tha se kreu i shtetit të ri do të zgjidhet nga grupi parlamentar socialist dhe se për këtë proces do të ketë këshillim me qytetarët.

“Në muajin prill duhet të zgjedhim presidentin e Republikës, dhe do ta zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë. Komplikimi i skajshëm i situatës me krijimin e dy Partive Demokratike na e bën të vështirë se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën parlamentare”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026