Partitë bëhen gati për zgjedhjet e 6 marsit

24 Janar 2022 | 16:44

27 janari është afati i fundit për bashkitë Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Lushnjë, që të shpallin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.

Më 19 shkurt nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku do të votohen kryetarët e 6 bashkive.

Partitë politike mund të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhje në KQZ, në datat 28 – 31 Janar. Maksimumi brenda 3 shkurtit, KQZ do të miratojë partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

Kandidatët që duan të garojnë si të pavarur, propozohen nga Komitetet Nismëtare. Ato përbëhen nga jo më pak se 9 zgjedhës të zonës zgjedhore. Komitetet regjistrohen në Komisionin e Zonës Administrative Zgjedhore brenda datave 28-31 Janar. Deri më 3 shkurt KZAZ-të regjistrojnë këto komitete.

Ato kanë për detyrë mbledhjen e firmave për të propozuar kandidatë të pavarur. Kandidatëve u duhen të paktën 1% e elektoratit të zonës, por jo më shumë se 3,000 firma. Nga ky detyrim përjashtohen kandidatët e pavarur që në 6 muajt e fundit kanë qenë kryetar bashkie/ këshilltar bashkiakë ose deputetë.

24 orë nga miratimi i regjistrimit të partive politike dhe komiteteve nismëtare, regjistrohen Koalicionet zgjedhore, në rast se ka të tilla. KQZ i miraton ato brenda 24 orëve.

Dokumentet e plota për kandidatët për kryetarë, paraqiten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në datat 6 – 9 Shkurt.

Sipas afateve të shpallura nga KQZ, brenda datave 9-12 shkurt, do të shpallen kandidatët që garojnë kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026