22 persona me aftësi të kufizuara pjesë e një bande muzikore
22 persona me aftësi të kufizuara kanë krijuar një grup muzikor në Shkodër.
Që nga viti 2004 grupi numëron dhjetëra koncerte në gjithë vendin dhe Europë. Euronews Albania xhiroi ndërsa 22 pjesëtarët po përgatiteshin për koncertin e ardhshëm.
Arditi prej 6 vjetësh është pjese e bandës dhe thotë se asnjëherë nuk është ndjerë i paragjykuar, përkundrazi muzika i ka dhënë shumë forcë për të bërë hapa para.
“Muzika për mua është gjë e bukur se më bën të mësoj dhe dëfton edukatën, instrumentin kur mëson dhe nuk kam turp të mësoj,” – u shpreh ai.
Mirela thotë se nuk harron kur shokët e bandës u çuan në këmbë për ta mirëpritur kur ajo hyri në klasë.
Sada rrëfeu se ka pasur komente që është paragjykuar prej aftësive të kufizuara por kjo nuk e ka penguar që të ecë para.
Vullneti dhe integrimi i 22 pjesëtarëve të bandës është për t’u admiruar. Emocionet më të mëdha i kanë prindërit, që i shoqërojnë hap pas hapi.
Tashmë grupi muzikor është kthyer në një familje të madhe. Këtë e konfirmon dirigjenti i bandës, Bep Vjerdha i cili në fillim e ka konsideruar një sipërmarrje të pamundur, ndërsa sot ndjen krenari për arritjet e artistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme