I arrestuari për tritolin tek banesa e Armand Dukës mohon autorësinë
Arlen Hasanaj i arrestuar për vendosjen e tritolit tek banesa e Armand Dukës ka mohuar autorësinë.
Në deklarimet përpara hetuesve ai nuk ka pranuar të flasë duke thënë vetëm se s’ka lidhje me ngjarjen.
Por, grupi hetimor ka krijuar dyshime të arsyeshme se 34-vjeçari është autor i vendosjes së eksplozivit tek kreu FSHF.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atë duke vënë eksplozivin dhe duke u larguar në rrugën paralele me portin.
Më pas, ai hipën në një automjet tip Benz ML me të cilin lëviz vetëm pak metra. Teksa zbret nga automjeti i riu me kapuç futet në një pallat në lagje nr.4 në Durrës.
Këto pamje filmike, por dhe përputhshmëria me targën e automjetit ku ka hipur pas shpërthimit, kanë mjaftuar për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit të autorit të vendosjes së tritolit.
Nga veprimet hetimore rezulton se Arlen Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar mbrëmjen e së hënës duke hyrë e dalë.
Grupi hetimor ende nuk ka një pistë konkrete por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti mes autorit dhe presidentit të FSHF, Armand Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut