Turizmi në Shqipëri larg kthimit në normalitet

26 Janar 2022 | 14:32

Turizmi në Shqipëri nuk e arriti nivelin e vitit 2019.

Përpjekja e qeverisë për të joshur vizitorët me hapjen e kufijve dhe masat lehtësuese në vitin 2021 nuk dha rezultatin e pritur.

Shqipërinë e vizituan vjet 9.6 milionë njerëz, ose 2.5 milionë udhëtarë më pak se në vitin para krizës së pandemisë së coronavirusirt.

Shifrat tregojnë se kthimi në normalitet është ende larg.

Humbjet llogariten edhe tek të ardhurat që ata sjellin në Shqipëri. Vjet, turistët shpenzuan 1,9 miliardë euro në vendin tonë, rreth 400 milionë më pak se në vitin 2019.

Sipas rajoneve, Kosova ka sjell fluksin më të madh të njerëzve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Italia dhe Greqia.

Por, vitet e fundit plazhet shqiptare po joshin edhe turistë nga Polonia e Lindja e Mesme.

Për 2022-shin, operatorët turistikë presin rritje të numrit të vizitorëve. Por, janari ka sjellë një valë të re infektimesh nga COVID-19, çka mund të stepë sërish njerëzit për të lëvizur lirshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026