Banorët e “5 Majit” protestë para Kuvendit dhe Bashkisë
Mëngjesin e sotëm, banorët e “5 majit” në Tiranë po zhvillojnë një protestë para Kuvendit për shembjen e banesave të tyre.
Në mbështje të tyre janë edhe disa banorë të Laprakës, të cilët rrezikojnë që t’u shemben banesat e tyre nga një projekt rruge.
“Ne nuk jemi të paligjshëm”, “Kërkojmë të drejtën tonë”, këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.
Protestuesit kanë marshuar më tej drejt bashkisë, ku kanë kërkuar nga kryetari Erion Veliaj të takohet me ta në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre.

Pak javë më parë me vendim të qeverisë u shembën disa ndërtesa në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë në kuadër të procesit të rindërtimit.
Vetëm disa nga banesat ishin të dëmtuara nga tërmeti. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar që të negociojnë me qeverinë dhe nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje. Ata sot nuk po marrin as pagesë qiraje dhe nuk kanë se ku të strehohen.
Këtë të enjte do mblidhet Kuvendi, për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës