Berisha: Dramë njerëzore prishja e banesave tek ‘5 Maji’

27 Janar 2022 | 11:33

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një dramë njerëzore prishjen e banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë, pasi një pjesë e banorëve nuk kanë ku të streohen.

“Drama njerëzore e një numri qytetarësh të cilëve pavarësisht se kanë 20 vite në shtëpitë e tyre, u prishën banesat në kundërshtim me çdo normë ligj dhe kushtetutë”, u shpreh Berisha jashtë parlamentit.

Deputeti nënvizoi se mbështet zhvillimin e qytetit dhe projektet që e bëjnë atë të jetueshëm, por nuk mbështet kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij.

“Ka një detyrim moral, do u shpjegosh programin dhe do dëgjosh kushtet e atyre. Duhet të trajtohen me legalizim pastaj urbanizim”, tha Berisha.

Ai shtoi se të gjitha veprimet ndaj këtyre banorë janë të jashtëligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026