PD e Berishës padit në SPAK Spartak Brahon

28 Janar 2022 | 12:02

Komisioni i Rithemelimit ka paditur për shpifje në SPAK ish-deputetin socialist Spartak Braho.

Padia vjen për shkak të deklaratës së Brahos i cili tha se më datë 8 janar, në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të vritej deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë në emisionin Now disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi shantazh deklaratën e ish-deputetit socialist.

Sipas tij, e gjitha është një skenar i Edi Ramës për të fituar shumicën në Gjykatën Kushtetuese.

“Berisha iu referua këtu deklaratës së Brahos se gjatë protestës do të vritej deputeti Enkelejd Alibeajt, bashkëjetuesja e të cilit, Marsida Xhaferllari është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Berishës, Ramës i duhet vota e saj për të shkarkuar presidenti Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

‘Skenar për kapjen e Kushtetueses’, Berisha: Braho duhet të thirret në Prokurori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026