PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki
Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
Më herët socialistët janë regjistruar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë e Shkodrës, Vorës, Durrësit, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.
Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të fillojë më 19 shkurt.

Kandidatët që do të garojnë për 6 bashkitë e vendit do të kenë 2 javë kohë për të zhvilluar fushatat.
Partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje do të duhet të regjistrohen deri në datën 31 janar.
Ministria e Brendshme njoftoi se 654 538 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme vendore
10.134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 qytetarë nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 654 mijë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil