PS shpall kandidatët për zgjedhjet e pjeshme të 6 marsit

28 Janar 2022 | 19:10

Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Për Bashkinë e Shkodrës, PS ka zgjedhur si kandidate Majlinda Angonin, e cila prej shtator 2020 është prefekte e këtij qarku.

Në Bashkinë e Durrësit, PS do të paraqitet në zgjedhjet e pjesshme me Ermirjana Sakon, e cila drejton bashkinë prej dorëheqjes së Valbona Sakos pas deklaratës për tërmetin.

PS nuk ka shpallur ende kandidatin për Bashkinë Lushnjë. Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla tha se për të zgjedhur kandidatin do të ketë një konsultim me grupet e interesit.

Balla tha se do të ketë një anketim dhe emri i kandidatit do të shpallet publikisht të martën e ardhshme.

Kandidatët e PS në zgjedhje e 6 marsit:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni,

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Bashkia Vorë, Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Durrës, Ermirjana Sako

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026