Videoja e gjysheve në Tik Tok

28 Janar 2022 | 23:02

Të moshuarat e një qendre ditore në Itali janë bërë të famshme në Tik Tok. Videoja tregon një mjek të pashëm që hyn në dhomë dhe gjyshet që e admirojnë.

Pas 10 mijë ndjekësve të moshuarat janë të vendosura për të vijuar me video të tjera.

“Ne përqafuam përdorimin e Tik Tok si një projekt pilot për të parë nëse ishte e mundur të rifitohej ajo lumturi dhe ajo përfshirje, ajo ndjenjë e të ndjerit sërish gjallë brenda komunitetit, njësoj si para pandemisë,” – u shpreh Ilario De Nittis, president i shoqatës SCAI.

Kjo qendër mbështetet nga familjet që jetojnë në zonë. Lidhjet me komunitetin ishin të forta, por tashmë me komunikimin online, këto lidhje janë thelluar.

“Jemi shumë të lumtur, sepse ata mund të shohin vendin ku jemi. Ata jashtë janë shumë të lumtur që na shohin këtu duke jetuar të lumtur, të trajtuar mirë dhe të respektuar,” – tha Adriana Michelini, përdoruese e Tik Tok.

Gjyshërit e teknologjisë kanë falënderuar përmes disa videove të gjithë ndjekësit duke u premtuar materiale të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026