Satelitë e dronë për të luftuar kanabisin

29 Janar 2022 | 15:31

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se duke nisur nga muaji qershor do të nisë kontrolli me satelit i territorit të vendit për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

Çuçi gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin tha se ‘antikanabisi’ mbetet prioritet gjatë vitit 2022.

“Nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive”, tha ministri.

Gjithashtu për luftimin e këtij fenomeni që vazhdon të jetë shqetësues për vendin do të përdorën dhe dronë.

“Nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë”, deklaroi Çuçi.

Ministri i Brendshëm u kërkoi drejtuesve të Policisë që të mos tolerojnë asnjë presion politik.

“Të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë”, shtoi ai.

Si njësi matëse në suksesin e luftës kundër kanabisit u përmend ‘rritja e çmimit në treg për shkak të mungesës së prodhimit’.

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se do të bashkëpunohet me çdo institucion dhe shërbimet e inteligjencës për luftimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026