Meta uron presidentin italian për rinkonfirmimin në detyrë
Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin italian Sergoi Mattarella për rizgjedhjen në detyrë për një mandat tjetër 7-vjeçar.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Meta shpreh besimin se “edhe gjatë këtij mandati, marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, do të rriten e pasurohen edhe më shumë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, e njëkohësisht të shpreh bindjen se rizgjedhja Juaj si President i Italisë do të nxisë edhe më fort mbështetjen italiane përgjatë këtij proces të rëndësishëm europian dhe gjeostrategjik për rajonin dhe për gjithë Europën”, shkruan Meta në Facebook.
Në raundin e tetë të votimit, Parlamenti italian vendosi rizgjedhjen e Sergio Mattarella si president i Republikës së Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës