Bylykbashi: Rezultati për kandidatin do jepet nga qendra e votimit

30 Janar 2022 | 10:24

“Zgjedhjet e sotme janë votime që po zhvillohen në Partinë Demokratike”. Kështu deklaroi për Euronews Albania deputeti Oerd Bylykbashi për kandidatët për 6 marsin.

Ai nënvizoi se kandidatura që do dalë nga këto zgjedhje do ketë mbështetjen e të gjithë demokratëve në Durrës.

“Është hera e parë që anëtarët kanë të drejtë për të zgjedhur kandidatët.  Këto të sotmet janë votime të Partisë Demokratike”, tha ai.

Deputeti u shpreh se të gjithë anëtarët që kanë kartën e anëtarësisë që nga momenti i themelimit të PD-së, kanë të drejtën për të votuar.

Ai sqaroi se numërimi dhe shpallja e rezultatit do të bëhet nëpër qendrat e votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026