Mësuesja lë profesionin për flautin dhe për më shumë të ardhura
Librat dhe regjistrat i ka zëvendësuar me flautin. Kjo është mësuesja Klaudeta Bezhani, e cila la këtë profesion për artin e rrugës.
“Kam 23 vite që punoj në arsim dhe jetën time ia kam dedikuar edukimit dhe dashurisë për fëmijët. Kam punuar në 3 qytete siç është Elbasani, Korça, Tirana”, u shpreh ajo.
Prej një viti e gjysmë Klaudeta tregon se si e mori vendimin për tu shkëputur nga arsimi dhe për t’iu bashkuar artistëve të rrugës në pedonalen e Tiranës.
“Pas 23 vitesh që ke punuar në arsim dhe baza jote kanë qenë fëmijët, të shkëputesh dhe të dalësh këtu e vetme dhe te bësh diçka të re, ndryshe nga ajo që ke bërë deri më sot. Por, duke menduar që fundi i diçka është hapja e një porte të re. Kjo më jep shpresë për të nesërmen”, tregon mwsuesja.
Ndalesa e pare e saj eshët pedonalja. “Vendi ku unë vij çdo ditë dhe luaj muzikën e shpirtit tim”, shprehet ajo.
Me instrumentin e saj flautin ka arritur të fitojë të ardhura më të larta se në punën që ajo bënte më parë.
“Shpeshherë ato qindarkat e vogla që duken si pllagëza metalike nëse i mbledh në total ti ndjen një shpërblim shumë të madh. Sa është më i madh nga ajo që ti mund të kesh marrë kur ti ke qenë i punësuar në një vend”, rrëfen ajo.
Klaudeta nuk arriti të ndiqte studimet për flaut por pasioni për këtë vegël muzikore e ka shoqëror gjithnjë. Një pasion qe u kthye edhe ne burim te ardhurash për mësuesen që i dha 23 vite arsimimit të brezave të rinj.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta