Vriten dy policë në Gjermani, një i arrestuar
Dy policë kanë mbetur të vrarë në Gjermani, në një ngjarje që mbetet ende e paqartë.
Një person i quajtur Andreas Johannes S. 38 vjeç u arrestua 65km larg vendit të ngjarjes ndërsa është ndaluar dhe një i dytë përkohësisht.
Të vdekur mbetën një oficere policie 24 vjeçe dhe kolegu i saj, 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Kursel, pasi ata kishin ndaluar një makinë si të dyshuar gjatë një kontrolli rutinë.
Disa detaje të ngjarjes mbetet të paqartës, ndërsa policia ende nuk jep një motiv për sulmin.
Në komunikimin me radion, dy oficerët lajmërojnë se pas ndalimit të makinës, ata nisin të qëllojnë në drejtim të tyre.
Tabloidi i njohur gjerman “Bild” raporton se policët janë qëlluar në kokë.
Gazeta thotë se oficeri i policisë ka zbrazur karikatorin e pistoletës si kundërpërgjigje, por nuk ka qëlluar në shenjë.
Schmitt rezulton se kishte leje për armëmbajtje ndërsa më parë është marrë në hetim për largim nga vendi i ngjarjes pas një aksidenti rrugor.
Policia ka arrestuar dhe një 32-vjeçar të pa identifikuar ndërsa po hetohet nëse ai ka lidhje me ngjarjen.
Helikopterë dhe forca speciale u angazhuan për kapje ne tyre. Policia ende nuk i di arsyen që çuan oficerët në ndalimin e makinës.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus