Vështirësitë e një postieri në Tiranë
Për postierin Valentin Çuni dita nis me marrjen e dokumenteve që duhet të shpërndajë. “Sapo mora postën për sot, tani le të shkojmë të shpërndajmë në adresat e duhura”, shprehet ai.
“Posta e parë e ka adresën të shënuar saktë kështu që do jetë e thjeshtë për ta gjetur”, tregon ai më tej.
Prej 10 vjetësh ai punon si postier pranë Postës Shqiptare. Të gjithëve mund të na ketë rënë rasti të marrim letra apo pako nga një postier, por asnjëherë nuk i kemi menduar vështirësitë e tyre.
Valentini na njeh me disa nga problemet që ai dhe kolegët e tij hasin çdo ditë.
“Në përgjithësi arrijmë t’i kontaktojmë njerëzit dhe t’i çojmë pakot ose zarfet. Problemi më i madh është adresa sepse nuk e shkruajnë të saktën ose me e keqja nuk e shkruajnë fare dhe nuk vendosin as numër telefoni”, thotë ai.
Për të dhe kolegët e tij, pjesa më e vështirë e ditës është kur përballen me një pako e cila nuk ka një adresë të shënuar apo një numër kontakti.
“Tani kemi këtë pakon nga Turqia, por kemi vetëm emrin e rrugës. Pas shumë kërkimesh, nuk arritëm ta kontaktojmë. Pakoja kthehet në destinacion, do vazhdojmë edhe për 3 ditë”, shprehet ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta