Rinis reforma zgjedhore, Gjiknuri për Euronews Albania: PD nuk mund ta mbajë peng pafundësisht procesin, në qershor me kod të ri
Të mërkurën do të rinisë procesi i reformës zgjedhore. Komisioni i posaçëm parlamentar do të mblidhet ku dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë anëtarët e tjerë mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore që nga krijimi i këshillit politik me përbërjen e opozitës jashtëparlamentare dhe deri në fillim të muajt mars, kohë në të cilën punimet e këshillit u ndërprenë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri i bëri thirrje Partisë Demokratike t’i rikthehej tryezës së dialogut për reformën zgjedhore aty ku e kishin lënë për shkak të pandemisë. Teksa theksoi fakti se tashmë nën pjesë e mirë e çështjeve janë dakordsuar z. Gjiknuri ftoi PD të shfrytëzonin muajin maj për të intensifikuar dialogun, ‘në mënyrë që në qershor, që është afati i fundit i lënë nga Kuvendi për reformën zgjedhore, të shkohet me një draft të dakordësuar për një kod të unifikuar’.
“Nëse PD do ta rimarrë iniciativën të ulet në dialog do t’i kujtoj të gjithë se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për zgjedhje të lira e të ndershme. Mazhoranca i ka votat për ta miratuar e vetme këtë reformë, ndaj opozita nuk mund ta mbajë pafundësisht peng këtë proces shumë të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE. Në qershor do të çojmë në kuvend kodin e ri”, tha z.Gjiknuri.
Mund të lexoni gjithashtu:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit