Zyrtarë të lartë mbështesin hapur Ukrainën

1 Shkurt 2022 | 14:53

Zyrtarë të lartë kanë vizituar presidentin e Ukrainës. Shtetet perëndimore kanë shprehur hapur mbështetjen për Kievin në këto kohë të tensionuara me Rusinë.

Në parlamentin ukrainas, ligjvënësit palosën flamuj të vendeve që po i përkrahin.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai i Polonisë vizitojnë sot kryeqytetin ukrainas.

Në ditët në vijim pritet të shkojnë kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe presidenti turk Erdogan i cili ka kërkuar të jetë ndërmjetës i krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Pesë ministra të jashtëm evropianë, përfshirë diplomatë gjermanë dhe francezë do të ndalen gjithashtu në Ukrainë.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë të mbeten të tensionuara. Tensionet u shfaqën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën lidhur me grumbullimin e trupave pranë Ukrainës, pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përdorën forumin ndërkombëtar për të etiketuar njëra-tjetrën si “provokuese”.

Rusia deklaron se nuk po planifikon një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës. Ndërsa kjo e fundit është në gatishmëri për luftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026