Shkodra, beteja e demokratëve të përçarë
Shkodra është beteja e fortë e politikës në zgjedhjet e 6 marsit.
Në këtë bashki janë zyrtarizuar 2 kandidatë, Majlinda Angoni në radhët e Partisë Socialiste dhe Bardh Spahija i cili do garojë si pjesë e koalicionit të Rithemelimit me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.
Partia Demokratike ende nuk e ka zgjedhur kandidaturën e saj. Në 31 vite demokraci, Shkodrën e kanë fituar gjithnjë të djathtët.

Por kjo është hera e parë që kjo parti shkon në zgjedhje e ndarë mes Berishës dhe Bashës.
Nëse kjo përçarje reflektohet dhe në kutitë e votimit, për herë të parë e djathta rrezikon të humbasë bastionin e saj historik, Shkodrën.
Me rëndësi në këto zgjedhje do jetë pozicionimi i partisë social demokrate të Tom Doshit, votat e së cilës mund të jenë vendimtare për rezultatin.
Në një intervistë për Euronerws Albania, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri mohoi çdo bashkëpunimin me Partinë Social Demokrate.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur