Regjistrohet rrufeja rekord sa distanca Londër-Hamburg

1 Shkurt 2022 | 15:50

Një rrufe e regjistruar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpërndarë 768 kilometra përmes qiellit, duke thyer rekordin si rrufeja më e gjatë në botë, njoftoi Organizata Botërore e Meteorologjisë.

E përhapur nga Misisippi dhe Luisiana në Teksas në 29 prill 2020, rrufeja ka mbuluar një distancë (në shtirje horizontale) të njëjtë sa ajo mes Londrës dhe Hamburgut.

Ky rekord është 60 kilometër më i gjatë se sa rekordi pararendës prej 709 kilometrash i regjistruar në jug të Brazilit në 31 tetor 2018.

“Këto janë rekorde të jashtëzakonshme nga një shkreptimë e vetme”, tha profesor Randall Cerveny, i cili verifikon rekordet globale të motit për Organizatën Botërore të Meteorologjisë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026