Kongresi Rinor Kombëtar: 10 mijë të rinj pjesë e nismës

2 Shkurt 2022 | 19:50

 “Rinia, Paqja dhe Siguria”, agjendë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është një ndër iniciativat që po ndërmerret nga Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë.

Drejtorja e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci tha se të rinjtë do të marrin ndihmë për t’u integruar më mirë në tregun e punës.

“Pritshmëria jonë për përfshirjen e të rinjve e tejkalon numrin prej 10 mijë në nivel kombëtar” tha Peci duke shtuar se do të ketë aktivitet lokale dhe nisma konkrete.

Kjo nismë shënon një ndryshim në të kuptuarit se kush janë të rinjtë dhe rolin e tyre për paqen dhe sigurinë.

Për realizimin më tej të qëllimeve dhe aktiviteteve që parashikon agjenda “Rinia, Paqja dhe Siguria” është firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi mes Kongresit Rinor të Shqipërisë dhe organizatës United Nations Association Albania.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026