”Çlirim i plotë”, ekspertët e sektorit të bareve dhe restoranteve: Të na heqin taksën e hapësirës

4 Maj 2020 | 18:53

Shoqata e Bareve, Lokaleve dhe Restoranteve të Shqipërisë i ka kërkuar qeverisë shqiptare përmes një letre të hapur, që këto aktivitetet të punojnë me afat të pakufizuar. Detajet dhe arsyet e kësaj kërkese i bëri të ditura në “Ilva Now”, përfaqësuesi i kësaj shoqate, Ilir Dushkaj.

Ai theksoi se nuk është e logjikshme që lokalet dhe baret të punojnë deri në orën 17:30 pasdite, pasi ky orar përkon edhe me afatin që njerëzit nuk lejohen të dalin nga shtëpia.

“Ne kemi një problem me këtë orarin e orës 17:30 të hapjes pas datës 18, siç parashikohet, sepse nuk ka asnjë sens, sepse është dhënë e drejta që të punohet deri në orën 17:00. Pra, i bie që ne të funksionojmë me njerëz vetëm gjysmë ore. Nuk është e logjikshme, sepse nëse do të ishte orari më i gjerë, masa do të ishte më e shpërndarë. Ne ju drejtuam qeverisë dhe kryeministrit që të na mbështesin në këtë gjë. E gjitha duhet të bëhet në sens të përgjithshëm”, tha ai.

Zoti Dushkaj theksoi se baret dhe lokalet janë përgatitur për të zbatuar protokollin e ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e COVID-19, ndërsa nuk hezitoi t’i drejtohej me një thirrje bashkisë së Tiranës.

“Pas datës 18 do të zbatojmë protokollet, aty ka një sërë pikash. Fillimisht do të hapen vetëm ato bare dhe restorante që kanë ambiente të jashtme. Ne i kemi kërkuar bashkisë së Tiranës që të na heqin taksën e hapësirës publike”, shtoi ai.

Por, biseda rreth kësaj çështjeje nuk u përqendrua vetëm për Shqipërinë. Në emisionin “Ilva Now” ishte i pranishëm edhe kreu i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. Ai u shpreh se kafiteritë në Kosovë janë parashikuar të hapen në muajin qershor.

Eksperti shtoi se rekomandimet që janë dhënë nga institucioni që ai drejton mbi lehtësimin e bizneseve atje, nuk janë marrë në konsideratë nga ministrtia e Shëndetësisë.

“Disa prej kërkesave që janë parashtruar nga Oda Amerikane kanë të bëjnë me lehtësimin e masave për një sërë aktivitetet ekonomike, sipas protokolleve në ministrisë së Shëndetësisë. Ministria  e Shëndetësisë nuk ka marrë në konsideratë rekomandimet tona. Debati i masave është në nivel global, por do të ishte mirë që në të kontribuonin në draftimin e atyre masave, duke pasur primare ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Hapja e kafiterive në Kosovë planifikohet nga data 1 qershor”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021