Zgjedhjet e 6 marsit, 18 kandidatë për 6 kryetarë bashkie
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë.
Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.
KQZ do të shqyrtojë gjatë së premtes kërkesën për regjistrimin e koalicionit. Beteja më e fortë do të jetë në Durrës. Kjo bashki drejtohet prej vitit 2003 nga PS.
Emirjana Sako, që drejton bashkinë si kryetare në detyrë pas dorëheqjes së Valbona Sakos, garon përballë kandidatit të PD, Luan Hoti dhe kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Ardian Muka.
Historikisht bastioni i PD, Shkodra këtë herë është në pikëpyetje për shkak të përçarjes brenda PD.
Të djathtët janë në garë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Bardh Spahian nga krahu i Berishës dhe Xhemal Bushatin nga krahu i Bashës. Kurse PS garon me Majlinda Angonin.
Gara do të jetë interesante dhe në katër bashkitë e tjera, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, ato të 30 qershorit 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë.
Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet sic ishte rasti i Durrësit.
Kandidatët për kryetar bashkie më 6 mars
Kandidatët e PS:
Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni
Bashkia Durrës, Ermirjana Sako
Bashkia Dibër, Rahim Spahiu
Bashkia Vorë, Blerim Sheraj
Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla
Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa
Kandidatët e PD:
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Bashkia Durrës, Luan Hoti
Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa
Bashkia Dibër, Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë, Ymer Marku
Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:
Bashkia Durrës, Ardian Muka
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Bashkia Lushnjë, Elton Bano
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil