Vuajtja e një qytetari në Tiranë për të siguruar një abone
Mungesa e një aboneje për përdoruesit e rregullt të transportit urban, ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë e një familjeje.
Një qytetar i Tiranës tregon për Euronews Albania se të ardhurat familjare të tij janë 35 mijë lekë të reja në muaj. Ai shprehet se për personat që janë në një marrëdhënie pune si bashkëshortja e tij, aboneja është e rëndësishme pasi ajo lëviz çdo ditë për në punë me dy linja të ndryshme.
“350 mije lekë që merr gruaja, une jam pa pune. S’po gjej dot. Ka dy linja gruaja, i thonë gjysmë për gjysmë, ka leverdi. 80 të vejë dhe 80 te kthehet”, shprehet ai.
Në lidhje me pritjet e gjata për një abone, ai shprehet se kjo situatë ndodh rëndom, por kur je nevojtar do të duhet të presësh, e të shtyhesh në radhë.
“Do pres në radhë se i intereson ta marrë abonenë”, shprehet ai.
Ai na thotë se mungesa e abonesë rëndon ekonominë e familjes pasi nuk mund të përballoje shpenzimet e tjera. “Nuk mund të paguajmë as drita as ujë pastaj”, shprehet ai.
Mbi 79 mijë abone blihen çdo muaj në Tiranë për linjat e transportit publik. Nga këto mbi 20 mijë janë abone studenti.
Një abone e përgjithshme kushton 1600 lekë, ndërsa ajo e studentit kushton 600 lekë në muaj. Numri i aboneve të linjës përcaktohet nga linja e transportit. Ndërsa abonentë e studentit dhe ato të përgjithshme përcaktohen nga Bashkia Tiranë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi