Luigi Soreca për Euronews Albania: Në fund të vitit, të nisin bisedimet për anëtarësim në BE. Ky është vullneti i 97% të shqiptarëve

5 Maj 2020 | 07:40

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca shprehu besimin se deri në fund të vitit do të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, teksa theksoi se ky është në fund të fundit, vullneti i 97 për qind të shqiptarëve.

“Tani topi është në kampin e Shqipërisë, BE e mori vendimin. Kushtet që duhen përmbushur janë të qarta. Bashkimi Evropian, unë, kolegët e mi në Bruksel, të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë, por ka disa detyra shtëpie që duhen bërë në mënyrë që të çelen negociatat, ajo që ne e quajmë Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Të gjitha këto do të bëhen për shqiptarët dhe ne jemi të sigurt që do të bëhen. Nuk ka më kohë për të humbur dhe ambicia ime është që kjo konferencë të mbahet deri në fund të këtij viti, por gjithçka varet nga ajo se çfarë do të bëjnë institucionet shqiptare”, tha ambasadori i BE.

Teksa pranoi faktin që pandemia COVID-19 e zhvendosi vëmendjen dhe ngadalësoi procesin pas vendimit të marrë nga BE më 25 mars për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, z. Soreca shtoi se duke nisur që nesër aktivitetit politike rinisin me mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.

“Nesër do të kemi mbledhjen e komisioni të reformës zgjedhore. Po ashtu, me inkurajimin tonë qeveria po përpilon një plan veprimi që do ta ndajë me institucionet e vendit si presidentin m, opozitën, shoqërinë civile. Pas një muaji Këshilli Evropian do të prezantojë raportin vjetor për Shqipërinë. Pra puna ka filluar”, tha ambasadori i BE.

Ai i bëri thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri ta marrin seriozisht këtë takim, pa të cilin siç tha, nuk mund të ecet përpara teksa shtoi se të gjitha strukturte be janë në krah të shqipoërisë në këtë proces.  

“Është e vërtetë, do të kemi këtë takim që do të bëhet nesër. Ne i kemi ftuar të gjitha palët të bëhen pjese e kësaj punë që do të rifillojë. Kjo punë është shumë e rëndësishme, së pari për qytetarët shqiptarë, së dyti për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Dhe në fakt, të gjitha palët duhet ta marrin këtë gjë tejet seriozisht, pasi nuk do të ecet përpara nëse nuk do të mbarohen këto punë, pasi siç e dini pastaj barra do t’i kalojë qytetarëve shqiptarë dhe në fakt 97 për qind e shqiptarëve e duan anëtarësimin në BE.

Megjithatë, mesa kam kuptuar unë të gjitha palët janë të gatshme të marrin pjesë në këtë takim dhe ndjesia është se kjo do të bëhet, do të ecet përpara dhe ne do të vijojmë të qëndrojmë në krah të Shqipërisë me inkurajim e me mbështetje”, tha z. Soreca.

Bashkimi Evropian nuk e ka harruar Shqipërinë edhe në kohën e coronavirusit, mesazh të cilin Soreca e dha të qartë në Euronews Albania.

“Në fakt, ne punën kryesore e kemi për integrimin në BE, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kujdesemi për ato gjëra të cilat janë të rëndësishme. Deri në korrik do të kemi edhe 46 milionë euro donacione nga BE dhe do të shkojnë për familjet më në nevojë. Janë edhe 170 milionë euro që do të alokohen në formën e kredive. Pra, BE është në Shqipëri, është përkrah Shqipërisë dhe jemi këtu pikërisht edhe për të ndihmuar Shqipërinë edhe për pandeminë”, tha ai.

Në kuadër të Javës së Evropës e nisur nën moton “Më të fortë së bashku”, këtë vit është përzgjedhur muzika për të përcjellë mesazhet e solidaritetit.

Ambasadori Soreca tha për Euronews Albania se kjo është një gjetje simbolike në këtë kohë të pazakontë pandemia kur njerëzit nuk mund të bëhen dot pjesë e ceremonive festive, ndaj përmes muzikës mund të shkohet në shtëpitë e tyre.

“Motoja që kemi zgjedhur për Javën e Evropës është që jemi të fortë së bashku. Kremtimi është për forcën e solidaritetit që kanë shprehu shqiptarët mes tyre, me vendet e tjera të BE dhe jo vetëm, dhe anasjellas, solidaritetin e BE ndaj Shqipërisë”, tha ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026