Si nisi përballja me drejtësinë e Saimir Tahirit

4 Shkurt 2022 | 19:02

Saimir Tahiri u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2009, por zgjedhjet u humbën nga PS.

Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2013, Tahiri u emërua ministër i brendshëm në qeverinë e koalicionit PS-LSI. Ai e mbajti këtë detyrë deri më mars të vitit 2017.

Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra 3 muaj para zgjedhjeve të 2017.

Pas shkarkimit nga posti i ministrit, Tahiri udhëhoqi fushatën në Tiranë si kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës ku edhe mori mandatin e deputetit.

Në tetor 2017, pas hetimeve dhe përgjimeve disavjeçare policia italiane arrestoi një nga vëllezërit Habilaj, ndërsa përgjimet e tyre nxorën në pah marrëdhënien mes Tahirit dhe bandës kriminale.

Pas publikimit të përgjimeve italiane, në 2017 prokurorët shqiptarë kërkuan nga parlamenti leje për arrestimin e tij.

Shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e hodhi poshtë kërkesën si të pabazë dhe të motivuar politikisht.

Në maj të vitit 2018 Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë.

Në shkurt 2019, pas më shumë se dy vite hetimesh, ish-ministri Tahiri u mor i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokuroria kërkoi 12 vjet burg për ish-ministrin me akuzat e korrupsionit, trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

Në shtator 2019 Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat ndaj Tahirit, duke e dënuar me 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre.

Me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vjet e 4 muaj burg, dënim të cilin gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite liri me kusht.

Prokuroria e apeloi vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda.

Në qershor 2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar vendosi të kthejë për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në shtator 2020 ish-ministri Tahiri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit që vendosi gjykimin nga e para për të.

Në shtator 2021 Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Tahirit për rikthimin e çështjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit me një trup të re gjykuese.

Në seancën e sotme Gjykatën e Posaçme të Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të vitit 2019, duke hequr lirinë me kusht.

Përfundimisht ish-ministri u dënua me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, nga të cilat do të kryejë 3 vjet e 4 muaj burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026