Tenderë në prag zgjedhjesh, KQZ kërkon informacion nga bashkia Durrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar bashkisë së Durrësit një kërkesë për informacion në lidhje me fondet e rindërtimit dhe bonuset që jepen për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Bashkia e Durrësit është një nga 6 bashkitë, ku me 6 mars do të votohet për zgjedhjen e kryetarit.
Kjo kërkesë e KQZ dërgohet pas pretendimeve që bën PD dhe LSI se 526 familjeve po iu jepet bonuesi i qirasë me qëllim për ta përdorur për zgjedhjet e 6 marsit.
Rreth dy javë më parë, bashkia Durrës shpalli disa tenderë për rindërtimin e dhjetëra banesave në territorin e saj. Me paratë publike do të rindërtohen dhe përforcohen shtëpi dhe pallate, kryesisht në zonat rurale të Durrësit.
Fituesit e tenderëve pritet të shpallen më datën 7 shkurt, gati një muaj para votimit në Bashkinë e Durrësit.
Ndërkohë, këshilli bashkiak i Durrësit, vetëm një ditë pasi presidenti Meta shpalli datën e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj bashkie, mori vendim që 25 familje të përftojnë nga rindërtimi.
Pak ditë më pas, më 28 janar këshilli bashkiak është mbledhur përsëri për të vendosur që rreth 500 familje të tjera të përfitojnë nga fondet e rindërtimit.
Vendimi nuk është bërë publik dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Euronews Albania e ka konfirmuar nga burime brenda këshillit bashkiak.
Sipas shkallës së dëmtimit, familjet durrsake të përzgjedhura do të përfitojnë deri në 500 mijë lekë të reja për të bërë punimet ndryshme në banesat e tyre.
Pagesat e shumta për familjet e qarkut të Durrësit dhe tenderët e shumtë për rindërtimin, të ngjeshura në pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, u kritikuan nga OSBE dhe partitë si përpjekje e paligjshme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil