5 viktima nga COVID në Shqipëri, 793 infektime

5 Shkurt 2022 | 18:31

5 viktima dhe 793 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Rezultati erdhi nga 3.656 testime.

Aktualisht në gjithë vendin janë të sëmurë 14.502 qytetarë. 133 pacientë janë shtruar në spital, nga ku 16 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shëruar 1.548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 246.087 që nga fillimi i pandemisë.

Ministria i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 5.876

Fier – 1.676

Shkodër  – 1.424

Vlorë –  1.107

Elbasan  – 898

Gjirokastër – 825

Berat – 801

Lezhë – 591

Korçë – 503

Durrës – 397

Kukës – 286

Dibër – 127

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026