Berisha prezanton nga Sukthi kandidatin për Bashkinë Durrës

6 Shkurt 2022 | 12:07

Sali Berisha prezantoi këtë të diel kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për kryetar të Bashkisë Durrës, Ardian Muka.

Në një miting të organizuar në Sukth, ish-kryeministri akuzoi qeverinë se e ktheu Durrësin në një qytet të betonizuar.

Berisha u ndal tek projekti i portit të ri në Porto Romano, të cilin e cilësoi një aferë korruptive.

Nga ky projekt, sipas tij përfitojnë Luzim Basha e Edi Rama dhe humbin 12 mijë familje që jetonin me aktivitetin nga ky port.

“Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën të lidhur, kurse kjo qeveri në mënyrën më të papërgjegjshme përmes një afere nga më të korruptuarat, duke kërcënuar dhe prerë kafshatën e 12 mijë familjeve që ushqeheshin me rroga në aktivitetin e portit për ta shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh për Edvin dhe Lul Bravën për larjen e parave të drogës”, tha Berisha.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të kandidojë në Durrës me Luan Hotin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026