PD: Kandidatët e Berishës dhe Metës asnjë lidhje me demokratët

6 Shkurt 2022 | 15:02

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit nga Sali Berisha të kandidatit Ardian Muka për bashkinë Durrës si përfaqësues i koalicionit ‘Shtëpia e lirisë’.

Sipas PD, Berisha po manipulon demokratët me kandidatë që përfaqësojnë vetëm Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Çdo votë për këtë koalicion është votë për pazarin e radhës Meta-Rama, thuhet në deklaratën e PD.

“Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj. Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013-ën. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”, theksohet në reagimin e PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026