Fronti më i ri i COVID, studentja shqiptare në Moskë: Lejohet të lëvizim vetëm 100 m nga banesa
Rusia konsiderohet fronti i ri i coronavirusit. Kjo, pasi numri i infektimeve dhe vdekjeve gjatë ditëve të fundit atje janë rritur ndjeshëm. Nga të dhënat e fundit të autoriteteve, rezulton se deri tani në Rusi numërohen mbi 155 mijë te infektuar, si dhe 1 400 te vdekur.
Së fundmi i infektuar me COVID-19 rezultoi edhe kryeministri Mikhail Mishustin, i cili vetëm pak ditë më parë u izolua në banesë. Por, zëdhënësi i tij ka deklaruar se kreu i qeverisë është mirë dhe po merr mjekimet e duhura.
Blerina Mahmutaj, studente dhe gazetare shqiptare që jeton në Rusi, tregon për “Euronews Albania” se, autoritet lokale e shpjegojnë prekjen e Rusisë pas shumë javësh nga pandemia botërore me faktin se ndodhet larg Evropës.
“Autoritetet ruse e shpjegojnë duke theksuar ndoshta Rusia ndodhet edhe më larg Evropës dhe ka arritur që kohët e fundit të jetë vendi i fundit që ka filluar të infektohet më shumë. Masat Rusia ka filluar t’i marrë më vonë se Italia apo vende të tjera të Evropës”, deklaroi znj. Mahmutaj.
Sa u takon masave, autoritet nuk lejojnë që këmbësorët të dalin nga banesat më shumë se dy orë, ndërsa të gjithë rekomandohet që të përdorim maska dhe doreza.
“Të gjithë ata që punojnë duhet të pajisen me vërtetim se janë të regjistruar në sistemin e punësimit dhe nuk duhet të kalojnë më shumë se 100 metra larg zonës ku jetojnë’, përfundoi studentja shqiptare.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell