Kushtetuesja do të vendosë brenda 30 ditësh për shkarkimin e Metës
Në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca e shqyrtimit të kërkesës së Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Trupa gjykuese pritet të shpallë vendimin brenda 30 ditëve.
Në përfundim të seancës, kreu i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se partitë duhet të lenë drejtësinë të vendosë dhe të mos komentojnë.
“Vendimet për rrëzime ose pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ju dhe ne kemi detyrimin që nga ky moment që është mbyllur procesi i gjykimit dhe Gjykata është tërhequr për të marrë vendim, të respektojmë atë që është më e rëndësishmja në gjithë këtë proces – pavarësia e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që nga përfundimi i procesit, ashtu siç parashikohet edhe në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Ghykatës Kushtetuese, të gjithë ne e kemi detyrimin, përfshi presidentin e Republikës, përfshi partitë politke dhe kushdo tjetër, të ruajmë atë që do të quaja ‘heshtje institucionale”, tha Balla.
Ndërsa këshilltari i kreut të shtetit, Bledar Dervishaj deklaroi se Parlamenti, përveçse ka marrë vendime të paligjshme, ka sjellë në gjykatë akte ligjore të manipuluara.
“Për fat të keq u provua edhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike, edhe së fundmi depozitoi prova shkencore të manipuluara vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, në një proces kaq me rëndësi si shkarkimi i presidentit të Republikës, për një çështjë që nuk duhet të ekzistonte edhe pa lëndë, imagjinoni se çfarë mund të mendojmë ne si qytetarë të Republikës, se çfarë ndodh në organet tjera”, tha Dervishaj.
Ai deklaroi se Presidentit do të padisë në Prokurori manipulimet e dokumenteve të Kuvendit.
“Presidenti ka vendosur t’i drejtohet organit të Prokurorisë lidhur me këtë çështje”, tha Dervishaj.
Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese i dërgoi presidentit 70 pyetje, për të cilat kreu i shtetit do të jap sot një përgjigje.
Javën e shkuar Gjykata Kushtetuese nisi procesin e gjykimit të vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Iliri Meta me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës.
Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një dokument prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që votoi pro shkarkimit të presidentit, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.

Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës