Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, Euronews Albania zbardh detaje të reja

5 Maj 2020 | 17:57

Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Evropian zhvillojnë të mërkurën samitin virtual të Zagrebit me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 20 vjet pas samitit të parë të Zagrebit dhe 17 vjet pas samitit të Selanikut, ky samit informal do të përqendrohet në mbështetjen aktuale në përballjen me pandeminë dhe mbi planet për të ardhmen për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendeve të rajonit. Për shkak të formatit të tij nga ky samit nuk do të ketë diskutime apo vendime për procesin e zgjerimit, i cili vijon në tryezat zyrtare të BE-së.

Euronews Albania zbulon pikat kryesore të deklaratës së përbashkët që pritet të publikohet në përfundim të samitit të Zagrebit : Që në nisje të saj konfirmohet perspektiva evropiane e rajonit.

“Duke kujtuar samitet e viteve 2000 në Zagreb, 2003 në Selanik, dhe 2018 në Sofje, BE konfirmon sërish mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në deklaratë.

Në pjesën e parë fokusi vihet tek bashkëpunimi dhe solidariteti, duke renditur pjesën e ndihmës për vendet e rajonit nga BE deri më tani. Bëhet fjalë për rreth 3.3 miliard euro, të cilat përfshijnë mbështetje të menjëhershme për sistemin shëndetësor, mbështetje ekonomiko-sociale për rimëkëmbjen, ndihmë makro-financiare dhe asistencë nga Banka Evropiane e Investimeve. Deklarata përfshin edhe mekanizmat e përbashkët evropianë nga të cilët përfitojnë vendet e rajonit, si prokurimet e përbashkëta për pajisjet e nevojshme apo korsitë e gjelbra për qarkullimin e mallrave.

“Fakti që kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim shkojnë përtej çdo lloj ndihme ndaj rajonit nga ndonjë partner tjetër meriton njohje publike”, tërheq vëmendjen deklarata për vende si Serbia që kritikuan BE-në dhe i bënë më shumë jehonë ndihmave nga Kina.

Në pjesën e dytë të deklaratës nënvizohet synimi i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit për një Evropë të bashkuar, dhe rritja e angazhimit nga BE në bazë të ritmit dhe rezultateve të reformave nga vendet e rajonit. Fushat bazë mbeten ato të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të minoriteteteve, si dhe i barazisë gjinore.

“Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të garantojnë ruajtjen dhe zbatimin strikt të vlerave themelore, parimeve demokratike, dhe shtetit ligjor, përfshirë gjatë kohës kur masat e veçanta të jashtëzakonshme janë në fuqi. Transformimi shoqëror dhe zbatimi efektiv i reformave qëndrojnë mbi këto baza. Shoqëria civile dhe media e pavarur dhe pluraliste, si dhe liria e shprehjes dhe mbrojtja e gazetarëve luajnë rol thelbësor në procesin e demokratizimit”, nënvizohet në deklaratë.

Rëndësi i kushtohet dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, pajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve dypalëshe, ndërsa mirëpritet edhe emërimi i Miroslav Lajcak si i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas daljes nga masat aktuale kufizuese, BE premton nisjen e një faze të re bashkëpunimi për të përballuar ndikimin e thellë ekonomiko-social të krizës që pritet të vijë. Komisioni Evropian ftohet për këtë që të propozojë një Plan ekonomik dhe investimesh për nxitjen e ekonomive të rajonit dhe ndërlidhjen mes tyre dhe me BE-në. Fokusi i këtij plani do të jetë Agjenda e gjelbër e Ballkanit, ekonomia digjitale, transportet, energjia, turizmi dhe kultura. I njëjti fokus pritet të vihet edhe drejt zhvillimit social, veçanërisht masat në fushat e shëndetësisë, edukimit, politikave sociale dhe krijimit të mundësive për të rinjtë.

Në deklaratë përfshihet edhe bashkëpunimi BE-Ballkan në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, në çështjet e emigracionit, luftën kundër trafiqeve, etj. Mirëpritet gjithashtu pjesëmarrja e vendeve të rajonit në misionet e ndryshme të BE-së dhe bëhet thirrje për përputhje të plotë me qëndrimet në politikën e jashtme të BE-së.

Në fund të dokumentit është lënë edhe një paragraf që mund të hiqet para publikimit nëse të gjitha vendet e rajonit nuk përputhen me të gjitha pikat e kësaj deklarate të përbashkët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026