Avokati tregon hapat që do të ndjekë për lirimin e Saimir Tahirit

7 Shkurt 2022 | 22:02

Saimir Tahiri do të kërkojë pezullimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kështu Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm në emisionin Sot në Euronews Albania.

Haxhia e cilësoi gafë vendimin e Apelit, që e përkeqësoi pozitën e Tahirit krahasuar me vendimin e shkallës së parë, në një kohë që pala mbrojtëse, tha ai, kishte apeluar vetëm akuzën për shpërdorim detyre.

“Hapi i parë është përgatitja e rekursit sapo të zbardhet vendimi që të shohim argumentet, sepse ato argumente që pamë në media janë skandal. Duke qenë përpara faktit që Gjykata e Apelit rëndoi pozitën e të pandehurit ne do t’i drejtohemi Strasburgut, Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit”, u shpreh avokati i Tahirit.

Ai tregoi se vendimi i gjykatës ishte një goditje e fortë për familjarët e ish-ministrit, sidomos për të atin që është në gjendje të rëndë shëndetësorë për shkak të një sëmundjeje.

“I ati është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është e lehtë për një nënë, që burri i saj, nga ministrat më të suksesshëm dënohet në mënyrë më diskriminuese për të shpejtuar që ta fusin në burg”, tha Haxhia.

Sipas avokatit, Tahirin si ministri që transformoi fytyrën e policisë, nuk e donin të gjithë ata ‘që donin një ministër oportunist që të bënte diferencime në zbatimin e ligjit’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022