SPAK ende pa vendim nëse do apelojë dënimin për Tahirin
SPAK nuk ka marrë ende një vendim nëse do i bëjë apo jo rekurs vendimit për dënimin e Saimir Tahirit me 3.4 vite burg.
Burime nga struktura anti-korrupsion bënë me dije se pritet zbardhja e vendimit dhe pasi gjykata ta nxjerrë atë të arsyetuar, dy prokurorët e çështjes do të vendosin nëse do bëjnë rekurs.
Edhe pse gjykata rrëzoi SPAK për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal të ngritura ndaj Tahirit, Prokuroria e Posaçme nuk e ka marrë ende një vendim pa lexuar arsyetimin e treshes se apelit të GJKKO-së që dha vendimin.
Nga ana tjetër Tahiri pret vetëm zbardhjen e vendimit për t’u drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre duke lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut