Vetingu mund të mbyllet deri në 2024, thotë juristja
Nëse zgjatja e mandatit të organeve të vetingut votohet nga Kuvendi procesi mund të mbyllet deri në fund të 2024.
Kështu tha juristja Aurela Anastasi gjatë emisionit ‘Sot’ në Euronews Albania.
Sipas saj, procesi i vetingut është zvarritur për disa arsye, mes të cilave pandemia.
“Kanë pasur pengesa, sidomos prej pandemisë. Ky është një nga faktorët, por ka edhe të tjerë. Solli ngadalësi në proceduar, përgjigje më të ngadalta nga subjekte, subjekte që nuk paraqiten pasi sëmuren, futen në karantinë, gjëra që nuk u parashikuan në fillim. U vendos një mandat 5-vjeçar për shkallën e parë që është KPK dhe mandati për komisionerët publikë. Disa përllogaritje mund t’i bëjmë; dhe duke pasur parasysh tempin e KPK u bë një llogaritje e atyre që kanë mbetur pa u rivlerësuar dhe mendohet se deri në fund të vitit 2024 procesi mund të përfundojë”, tha juristja Anastasi.
Vijimi i vetingut nga KLGJ dhe KLP, siç pretendohet, sipas saj do të zvarriste procesin.
“Kanë mbetur 40 për qind e gjyqtarëve pa u vlerësuar dhe KLGJ e KLP janë të ngarkuar me punët e tyre si institucione në vitet e para të reformimit”, u shpreh Anastasi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit