Banori i 5 Majit: Kontrata me bashkinë, një akt dhurimi i pronës

10 Shkurt 2022 | 08:42

Banori i 5 Majit në Tiranë, Besnik Feta tregon se nuk ka firmosur kontratën me Bashkinë Tiranë për shembjen e banesës, pasi në të shkruhej se duhet t’i dhuronte këtij institucioni shtëpinë.

“Kontratën nuk e kam firmosur me bashkinë sepse është kontratë e njëanshme. Na thonë dhuroja pronën bashkisë. Kam 425 metra të banesës, bashkia më jep vetëm 130 metra dëmshpërblim. Është një akt dhurimi”, shprehet ai.

Z. Feta nënvizon se në kontratë nuk sqarohej as vendi ku do e marrin pronën e re dhe se kur.

Për këtë çështja, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nënvizoi se kjo marrëveshje nuk përcakton afate  dhe as vendin e caktuar për pronën e re.

“Kur t’i bën kontratën për të përfituar sendin e ardhshëm, kjo kontratë është përpos vendimit të Këshillit të Ministrave. Kjo shkresë do iu shërbente qytetarëve për të qenë ata më të garantuar”, u shpreh ajo.

Avokatja e Popullit nënvizoi se  pagesa e qerasë nga bashkia është një vlerë shumë e vogël për të përfituar një banesë normale.

Ajo shprehur gatishmërinë e saj për t’u marrë me këto çështje dhe e ftoi z. Feta që t’i drejtohet Avokatit të Popullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022