Kuvendi voton me 118 vota zgjatjen e afateve të vetingut

10 Shkurt 2022 | 18:53

Kuvendi ka votuar me 118 vota pro ndryshimin e kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Projektligji nuk ka marrë asnjë votë kundër, ndërsa 4 vota kanë qenë abstenim 4.

Partia Demokratike vendosi të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Vendimi u morr sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti procesin për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, një projekt gjigant korruptiv. Para Kuvendit, ai deklaroi se është kundër këtij amendamenti.

Ndërkohë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi votën abstenuese për vete dhe deputetët e LSI lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, përveç deputetit Agron Çela që kishte votuar pro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026